Gossip

Rrëfehet Mis Bota: Kam mundur Ronaldo-n pas dy javësh stërvitje

Mireia Lalaguna, fituese e titullit Mis Bota 2015, ka folur për marrëdhënien e saj me disa futbollistë të famshëm. Modleja spanjolle ka qenë protagonistja e një videoje në YouTube, ku shfaqej duke luajtur poker me Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Sara Sampaio. Në lidhje me portugezin, ka thënë:

“Kam xhiruar një reklamë me të. Cristiano është interesuar për mua dhe menaxheri i tij më ka kontaktuar. Si përfundim, kemi luajtur poker në një video. Ndeshja ka qenë e vërtetë, nuk kisha luajtur kurrë poker në jetën time. Jam stërvitur për rreth dy javë, më pas kemi luajtur”, ka zbuluar ajo.

“Kam fituar dy nga tri lojë, edhe pse ai luan shumë mirë. Para dhe pas reklamës kemi shkuar për darkë dhe kam pasur mundësinë ta njoh mirë. Është një njeri shumë i aftë dhe, edhe pse unë jam tifoze e Barçës, e vlerësoj shumë. Gjithsesi, tani nuk kemi më kontakte”.

Ndërsa marrëdhënia me Neymar mbetet shumë e mirë: “E njoh personalisht dhe e vlerësoj shumë. Jemi miq, është miku i vëllait tim dhe i kushëririt tim. Ndihem shumë mirë kur jam me të. më vjen keq që tani është larguar nga Barça”.

Related posts

FOTO/ ‘Seksbomba’ italiane nuk di kë të zgjedhë, mes Juves, Interit apo Romës!

Q.Autor

Belen: Iannone si vullkan, më i çmendur se unë!

Sadik.Autor

ËSHTË TIFOZE E “FLAKTË” E BARCELONËS/ Bukuroshja superseksi nxjerr në pah linjat trupore “bombastike” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment