Kategoria Superiore Shqipëri

Atmosferë e zymtë te Partizani, “demat” i rikthehen nesër stërvitjes

Partizani është kthyer nga Turqia të enjten në mbrëmje, ndërsa do t’i rinisë përgatitjet të dielën. Dy ditë pushim i ka lënë të tijtë Sulejman Starova, i cili ka marrë një gjobë nga klubi për sherrin me Lorenc Trashin në miqësoren e fundit në Antalia, ndërsa futbollisti gramshiot ka përfunduar te Partizani B. Thënë ndryshe, situata te të kuqtë nuk është aspak e qetë.

Largimet në merkaton e dimrit, edhe para se të hapej ajo, kanë qenë të shumta, ndërsa prurjet e premtuara nuk duken akoma. Kësisoji, në gjysmën e mbetur të sezonit futbollistik, 15 herë kampionët e vendit do të jenë të përgjysmuar në përbërje.

Starova do të vijojë misionin e tij nga transferta me Flamurtarin, e vlefshme për javën e 17-të të Superiores, e cila do të luhet të premten e ardhshme, më 26 janar. Në funksion të këtij ballafaqimi do të orientohet tashmë edhe stërvitja e “demave”, duke nisur nga dita e nesërme, në orën 17:00.

Partizani do ta kryejë seancën e parë stërvitore pas kthimit nga Antalia në ambientet e “Qendrës Stërvitore të Ekipeve Kombëtare”, Kamëz.

Related posts

“KATAR 2022″/ Kombërtarja merr lajmin e mirë, Anglia humbet portierin titullar, ja shkaku…

Delo.autor

MENDON PËR SEZONIN E RI/ “Trafik” në mesfushë, Partizani po merr formë. Ja lëvizjet e “Demave të Kuq”…

Delo.autor

2 SUPER GOLA DHE 1 KARTON TË KUQ/ Partizani-Teuta ndajnë pikët në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

Leave a Comment