Kategoria Superiore Shqipëri

Skënderbeu me 2 mungesa të sigurta ndaj Lushnjës, në pikpyetje edhe…

Dy mungesa të sigurta do të ketë Skënderbeu për ndeshjen e nesërme ndaj Lushnjës. Në një situatë kur Nespor, prej kohësh, është jashtë ekipit dhe në klub nuk e quajnë si mungesë të mirëfilltë për vetë faktin se asnjëherë s’ka qenë në dispozicion të Dajës kohët e fundit. Ndaj, Dita dhe Mici janë të vetmet mungesa të rëndësishme në ekip.

Mesfushori i Skënderbeut ende nuk i ka kaluar problemet e dëmtimit, ndërsa po vijon fazën rikuperuese dhe nuk është akoma gati. Ndërsa Gledi Mici ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë dhe për pasojë do të jetë i pezulluar për këtë takim, shkruan panorama.

Tefik Osmani po kalon një gjendje gripale, por sipas burimeve nga klubi, mësohet se futbollisti korçar do të jetë gati për ndeshjen e së shtunës në Lushnjë. Osmani sot pritet që të bashkohet me ekipin në seancën stërvitore.

Related posts

MOMENTE RRËNQETHËSE/ Goli i Kosovës bën të “shpërthejë” gëzimi në “Elbasan Arena” (FOTO)

Delo.autor

“E VËMË ME BAST QË I SHËNOJ PARTIZANIT”/ Kobina sfidon Refik Halilin. Presidenti i Tiranës e befason me përgjigjen

Delo.autor

KA SHKËLQYER ME TIRANËN/ Titullari i “bardhebluve” sërish në radarët e Ferencvaros, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment