International

Babai i Rafinhas konfirmon transferimin e djalit te Interi, tregon arsyet dhe synimet e mesfushorit

Babai i Rafinhas, i njohur si Mazinho ka konfirmuar se mesfushori i Barcelonës do të bashkohet me Interin dhe marrëveshje e gjitha është e kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Interi ka vendosur plotësisht të nënshkruajë me Rafinha në huazim me opsion blerje në fund të sezonit për 35 milionë euro plus tre milionë euro tjera bonuse.

Kjo marrëveshje u pranua në fund nga gjiganti katalunas dhe Mazinho ka shpjeguar edhe arsyet për transferimin e djalit të tij.

“Rafinha dëshiron të bashkohet me Interin sepse ai thjesht dëshiron të luajë”, ka thënë fillimisht ish-mesfushori i Kombëtares së Brazilit për Globo Esporte.

“Është shumë e vështirë të hysh në skuadrën e Barcelonës pasi ka kaq shumë lojtarë të fortë dhe të mëdhenj”.

Rafinha dhe babai i tij, legjenda e Brazilit, Mazinho

“Ai gjithashtu kishte fat të keq kur pësoi atë lëndimin e madh në gju gjatë dy viteve të fundit”.

“Ai thjesht dëshiron të luajë, të ndjehet i lumtur dhe të bëjë atë që ai e do në një klub të shkëlqyer si Interi”.

 “Rafinha ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2020. Ne jemi duke përgatitur një kontratë me Interin deri në vitin 2021”, përfundoi Mazinho.

24-vjeçari shënoi 11 gola në 79 paraqitje për Barçën, por ka bërë vetëm një ndeshje si zëvendësues këtë sezon, që nga kthimi i tij pas lëndimin të rëndë në gju.

Related posts

Icardi shkon te Real por vetëm me një kusht..

Q.Autor

Messi nuk ka dilema/ Nuk është spanjolle. Ja kush e fiton Champions

Q.Autor

Nuk është De Biasi, Australia zgjedh trajnerin dhe lë thatë Italinë

Q.Autor

Leave a Comment