International

De Biazi: Australia më kërkoi në verë, nga Italia pres një telefonatë

Mund të ketë pak Itali në Kupën e Botës në Rusi, e para, pas gjashtëdhjetë vjetësh, pa ekipin kombëtar axurr. Pas përvojës jopozitive në stolin e Alaves, në fakt, Gianni De Biasi mund të bëhet trajneri i ri i Australisë. 61-vjeçari konfirmon për mikrofonat e “Radio TMW” dhe, gjithashtu, pranon kontaktet me Crotonen, e cila më pastaj zgjodhi Zengën në krye: “Crotone më kishte kontaktuar mua dje, por isha shumë i nxehtë për një klub tjetër. Sa i përket Australisë, është një bisedë në këmbë që bëra me ta. U takova me drejtuesit e kësaj kombëtareje, por nuk pati gjëra të tjera konkrete. Ata më kanë në listën e gatshme për të shkuar, në qoftë se duan të më zgjedhin mua. Nuk do të jetë e lehtë, por do të ishte një zgjidhje shumë e famshme. Unë jam i bindur se mund të bëj mirë, sepse kam përvojë më shumë se pesëvjeçare me ekipin kombëtar shqiptar, që më dha shikueshmëri dhe përvoja të rëndësishme në menaxhimin e grupit dhe në garat ndërkombëtare”.

EKSPERIENCA NË SPANJË – “Unë jam ende i bindur se mund ta kisha fituar këtë sfidë, por kur ju përballeni me të tilla vështirësi, duhet të jeni të bashkuar dhe të përkushtuar në qëllim. Para meje, Alaves kishte zero pikë në gjashtë ndeshje, ndërsa me mua u rritën pikët mesatarisht me 0.9 dhe mendoj se kemi qenë në përputhje me objektivat dhe arritjen e 38 pikëve në fund të kampionatit. Klubi vendosi ndryshe dhe kjo më la shumë të zhgënjyer. Në vështirësinë e parë jam shkarkuar dhe kjo, me të vërtetë, më dha një bezdi të madhe. Futbolli spanjoll është padyshim i shkëlqyer, sepse edhe të promovon rishtazi. Fjala vjen, mund të mundësh Real Madridin. Niveli teknik është shumë i lartë dhe jo më kot, në vitet e fundit, ekipet spanjolle shpesh kanë dominuar në Europë. Kjo do të thotë shumë”.

KOMBETARJA E ITALISE – “Para së gjithash do të doja një president federal me ide të qarta, që interesohet jo vetëm në aspektin ekonomik dhe financiar. Duhet një president, që të ketë një ide edhe rreth projektit teknik dhe taktik. Unë shpresoj një përfshirje më të madhe të klubeve, pasi ekipi kombëtar duhet të bëhet shtëpia e të gjithëve. Tommasi? Ai ishte një ish-lojtar i imi, një djalë inteligjent dhe i ndjeshëm, i cili ka përvojë me AIC dhe për këtë arsye e njeh terrenin. Trajneri? Ka kaq shumë që mund ta aspirojnë këtë post. Ancelotti do të ishte një zgjedhje e mrekullueshme, edhe pse nuk mendoj se dëshiron të angazhohet me këtë projekt tani. Unë shoh se shumë prej tyre janë kandidatë në gazeta, por ne duhet të kuptojmë se stërvitja e një ekipi kombëtar është ndryshe nga puna në një klub. Ne kemi nevojë për t’iu qasur gjërave në një mënyrë krejtësisht të ndryshme. Unë jam shumë i hapur për një telefonatë, por duhet të shohim nëse drejtuesit janë të hapur për këtë. Nëse duan të më takojnë, i mirëpres ata me letra të hapura”.

Related posts

(VIDEO) Shihni festimin më të “çmendur” të golit në histori

Q.Autor

Ryan Giggs intervistohet për postin e trajnerit të Uellsit

Q.Autor

E kërkoi Barça, por e refuzoi për një arsye qesharake

Q.Autor

Leave a Comment