Futboll Seria A

Badelj ‘tradhëton’ Milanin, preferon transferimin tek Roma

Administratori i Fiorentinas, Pantaleo Corvino ka deklaruar se Milan Badelj i është ofruar rinovim kontrate, por nëse ai largohet atëherë destinacioni i mundshëm mund të jetë Roma, transmeton Alpenews.

Kontrata e kroatit me Fiorentinan skadon në fund të sezonit, e për këtë arsye ai mund të largohet me një çmim mesatar.

“Unë dhe drejtori sportiv kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me të, dhe për këtë do t’i ofrojmë rinovimin. Për mendimin tim nëse ai vendos të largohet atëherë do të shkojë tek Roma, të paktën kështu mendoj unë”, u shpreh Corvino.

Më herët Badelj ishte lidhur edhe me skuadrën e Milanit, por pas transferimit të Lucas Biglia, Frank Kessie dhe Hakan Calhanoglu interesimi i kuqezinjve pësoi rënie për kroatin, i cili është në ‘radarin; e shumë skuadrave të mëdha të Serie A dhe jo vetëm. /AlpeNews.al/

Related posts

NGA MILIARDERJA PARIS HILTON TEK KIM KARDASHIAN/ Ja disa nga ish-të dashurat më seksi dhe më “hot” të Ronaldos (FOTO)

Delo.autor

KONFERENCA E LAMTUMIRËS/ Messi: Nuk ka marrëveshje me PSG, kam marrë shumë telefonata

Delo.autor

3-MUAJSHE/ Granit Xhaka do t’ju ëmbëlsojë ditën me portretin ëngjëllor të vajzës

Delo.autor

Leave a Comment