International

Baloteli kërkon rikthimin në Itali, Raiola bën “pazar” me skuadrën e njohur Italiane

Juventusi është në kërkim të emrave për të përforcuar skuadrën dhe pa dyshim që, lista e drejtorit të përgjithshëm bardhezi, Xhuzepe Marota, është e gjerë dhe e gjatë, por ndërkohë ka edhe nga ata që mund të vetofrohen.

Marota

I tillë është rasti i, as më shumë e as më pak se, i Mario Balotelit. Pikërisht kështu… Sulmuesi italian, i cili është në skadencë kontrate me Nicën, do të mbyllë këtë sezon në Francë, por ndërkohë kërkon një skuadër tjerë në verë.

Menaxheri i tij, Mino Raiola, duke parë edhe pjekurinë e fituar së fundmi, mbi të gjitha nga ana karakteriale e “Super-Marios”, ka vendosur që të bëjë një tentativë për ta rikthyer klientin e tij në Serinë A.

baloteli

Pas eksperiencave tek Interi dhe Milani, Raiola po mendon që t’ia ofrojë Juventusit. Diçka të tillë, ai e bëri edhe dy sezone më parë, në merkaton e janarit, kur 27-vjeçari luante i huazuar te Liverpuli, por mbi të gjitha edhe në verën e vitit 2013, kur pasi u shkarkua nga drejtuesit e Mançester Sitit, ishte Milani ai që e bindi më tepër lojtarin me ofertën e tij.

Këtë fakt e ka konfirmuar në intervistat e fundit edhe vetë Baloteli. Gjithsesi, “Sportmediaset” nënvizon se dëshira e italianit është që të rikthehet në atdhe, edhe pse dy sezonet e tij te Nica kanë qenë mjaft pozitive.

Cassano-chiama-Balotelli

Menaxheri i tij mendon dhe beson se tashmë ka ardhur ora që Mario të bëjë hapin e madh të karrierës dhe të rinisë të fitojë trofe të rëndësishëm, të fitojë famën që kishte dikur si futbollist i madh, por në të njëjtën kohë të rifitojë edhe fanellën e kombëtares.

Dhe pa dyshim që një klub si Juventusi, është “kura” më e mirë për të arritur tek këto objektiva, ndaj, duke shfrytëzuar miqësinë e tij të fortë dhe shumëvjeçare me Pavel Nedvedin, Mino Raiola ia ka propozuar Balotelin zëvendëspresidentit bardhezi.

Pa dyshim që ideja është intriguese, ndonëse me kampionë si Dibala, Higuain, Manxukiç e Duglas Kosta, “Super-Mario” duhet të luftojë shumë për të pasur hapësirë.

Gjithsesi, kjo nuk e tremb Raiolën dhe ndoshta diçka më shumë do të bisedohet në ditët në vazhdim mes drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”.

Aspekti pozitiv se pse kjo trativë mund të ketë një fund të lumtur, lidhet me faktin që me trajnerin Alegri në pankinë, ai zhvilloi sezonin e tij më të mirë te Milani. Tani i takon Juves të meditojë…

Related posts

Trajneri i Brazilit çudit të gjithë, zbulon listën e Botërorit 2018

Q.Autor

Merkato e çmendur/ Kreu i FIFA-s propozon rregulla të reja

Q.Autor

Arabia Saudite thyen tabunë, gratë për herë të parë në stadium

Q.Autor

Leave a Comment