Futboll Ligue 1 Seria A

Balotelli drejt largimit nga Nice, Napoli kërkon ta rikthejë në Serie A

Napoli raportohet se po studion mundësinë e nënshkrimit me sulmuesin Mario Balotelli.

Nuk bëhet fjalë për merkaton e janarit por për atë të verës pasi klubi napolitan synon të përfitojë nga lëvizja e tij me parametra zero pasi ‘bomberit’ italian në qershor i përfundon kontrata me klubin aktual të Nices.

“Corriere dello Sport” raporton se Balotelli është mundësi e mirë për trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri, për t’i rritur opsione në sulm.

27-vjeçari po përjeton një rilindje në Francën jugore, duke shënuar 33 gola në vetëm 49 ndeshje.

Napoli po mendon që sezonin e ardhshëm të jetë akoma edhe më konkurrues në Champions League.

Image

Related posts

VLLAZNIA-SKËNDERBEU/ Daja synon fitoren për të hyrë në Europë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

REY MANAJ DREJT LARGIMIT NGA SIVASSPOR/ Mësohet klubi i ri që e kërkon

F.autor

SËRISH PROBLEME ME DREJTËSINË/ Nuk kanë fund telashet për Sep Blaterin, ish-presidenti i FIFA-s merr dënimin tjetër

Delo.autor

Leave a Comment