Futboll Premier League Sport

NGA AARON BISSAKA TEK AUBAMEYANG/ Po “lind” Manchester United i ri, ja rikthimet e bujshme (FOTO)

aaron bissaka Pierre-Emerick Aubameyang

Mançester Junajtid është përpara të gjithë rivaleve të Premier Ligës në merkaton e kësaj vere. Ole Gunar Solskjaer i ka bërë tashmë dy goditjet e para zyrtare në merkato dhe janë dy emra me pritshmëri goxha të larta: Pas transferimit të sulmuesit 21-vjeçar nga Suonsi, Daniel Xhejms, për 18 milionë sterlina, dje “djajtë” kanë zyrtarizuar edhe transferimin e mbrojtësit Aron-Uan Bisaka nga Kristal Palas (50 milionë sterlina).

bisaka

Solskjaer donte me çdokush një mbrojtës të ri të djathtë këtë verë, pasi ky pozicion ka qenë një problem serioz për skuadrën e tij. Një tjetër emër për të cilin tekniku norvegjez interesohet për mbrojtjen është Herri Meguajër, qendërmbrojtësi 26-vjeçar i Lestërit dhe kombëtares angleze. Situata duket e komplikuar për Meguajërin, për të cilin interesohet edhe Mançester Siti dhe ai preferon kampionët e Anglisë. Megjithatë, “djajtë” nuk do të dorëzohen për të, kartonin e të cilit Lestëri e vlerëson te 85 milionë sterlinat. Pavarësisht dëshirës së Pogbasë për t’u larguar nga “Old Trafford” këtë verë, Junajtid do të bëjë çmos që ta mbajë francezin.

Por sido që të ndodhë me kampionin e botës, “The Sun” shkruan se vëmendja e 20 herë kampionëve të Anglisë vazhdon të qëndrojë te talenti i ri i Hofenhaimit, izraeliti Ilai Elmkies. Edhe këtu “djajtë” do të kenë një derbi me rivalët e Sitit, të cilët gjithashtu interesohen për shërbimet e 19-vjeçarit. Me Lukakun që mund të largohet drejt Interit, sulmi i Junajtid do të ketë një luk të ri sezonin e ardhshëm. Emri më i bujshëm për të zëvendësuar belgun është bomberi i Arsenalit, PierrEmerik Obamejang.

junajtid

Do jetë një operacion i vështirë, shokues, por sulmuesi gabonez ka dhënë dritën jeshile për “djajtë” që të bëjnë lëvizjet e tyre. Solskjaer beson se ai mund të ketë një ndikim të ngjashëm në “Old Trafford”, siç pati Robin Van Persi kur la “Emirates” për Mançesterin në vitin 2012. Me forcën dhe energjitë e Markus Rashfordit, Xhesi Lingardit dhe të riut Daniel Xhejms, 30- vjeçari do të ketë të gjithë mbështetjen e mundshme për të shpërthyer potencialin e tij në sulmin e “djajve”. Mançesteri i ri po lind. Dhe Solskjaer po vepron shpejt për të mos qenë dhe larg trenit të skuadrave favorite për titull, Mançester Sitit dhe Liverpulit.

Related posts

KATAR 2022/ “Mision i pamundur” për San Marinon, ja sa e kuotojnë bastet Kombëtaren…

Delo.autor

“BLINDON” YLLIN E SKUADRËS/ Ancelotti befason: Vlen 150 milionë euro, por nuk…

Delo.autor

Ibrahimovic: Guardiola është trajneri më i papjekur. Ai nuk është burrë!

Q.Autor

Leave a Comment