Futboll Seria A

Barazimi ndaj SPAL, Spalleti bën këtë deklaratë befasuese pas ndeshjes

Luciano Spalletti pranon se ka “një shije të hidhur në gojë” pas barazimit të Interit 1-1 me SPAL-in, por mbi të gjitha thotë se nuk pa asnjë përmirësim.

Nerazzurët janë pa fitore në shtatë ndeshje radhazi të Serie A tani pas barazimit të fundit ndaj SPAL-it.

Interi ishte në epërsi pas autogolit të Francesco Vicarit, por Alberto Paloschi barazoi shifrat në minutën e fundit të ndeshjes.

Ky barazim dhe reagim i dobët i skuadrës e ka nervozuar edhe trajnerin Spalletti, i cili thotë se nuk ka parë ende asnjë përmirësim te lojtarët e tij.

“Është e qartë, kur ju pranoni një gol si ai në ndërprerje, ajo lë një shije të hidhur në gojë”, ka thënë fillimisht Spalletti për Mediaset Premium.

“Sigurisht që kemi shumë punë për të bërë. Unë nuk do të thosha se jam i shqetësuar”.

“Nuk kam parë përmirësime të veçanta edhe kur kemi fituar ndonjëherë, pasi ne gjithmonë kemi pasur këto ndërprerje ku kemi humbur topin në mënyrë banale dhe nuk kemi luftuar prapa”.

“Ne nuk mund të gjejmë një ekuilibër të sjelljes dhe mentalitetit homogjen. Derisa ta bëjmë këtë, nuk do të shkojmë larg”, përfundoi trajneri italian.

Related posts

Flet trajneri i parë i RONALDOS: Që në moshën 12-vjeçare portugezi ishte UNIK

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Hidhet shorti për fazën gjysmëfinale, përcaktohen çiftet

F.autor

LEGJIONARËT/ 2019-ta nis mirë për të besuarit e Panuccit, lënë gjurmë në ndeshjet e para

Delo.autor

Leave a Comment