Futboll Seria A Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Inter tenton të “rrëmbejë” yllin e padëshiruar të Barcelonës…

Luis Suarez zbarkoi ditën e enjte në Pe ruxha për t’iu nënshtruar (dhe kaluar) testeve për të marrë pasaportën italiane në mënyrë që, më pas, t’i bashkohej Juventusit. Lajmi i vërtetë megjithatë vjen nga Spanja me të përditshmen “Mundo Deportivo” që flet për uruguaianin drejtuar Serisë A, por me një tjetër destinacion: Interin. Ky thashethem po lëviz merkaton, me bardhezinjtë që mendohet të kenë ndryshuar objektiv duke zhvendosur vëmendjen tek Edin Xheko, me Arkadiuzh Milik që më në fund u tha “po” verdhekuqve duke zhbllokuar një negociatë prej kohësh të ndalur.
suarez
Interi, në fakt, ka vetëm tre sulmues në skuadër: Romelu Lukaku, Lautaro Martinez dhe Aleksis Sançez, me njërin mes Sebastiano Espozitos dhe Salsedos që do të bëjë sulmuesin e pestë. Antonio Konte ka kërkuar gjithmonë një sulmues tjetër në gjendje të bëjë zëvendësin e Lukakut dhe vitin e kaluar kërkoi pikërisht Xhekon që sot duket se do të kalojë te Juventusi. Emrat e Fernando Jorentes dhe Olivie Zhirusë kanë kaluar në plan të dytë, tani që zikaltrit kanë mundësi të kërkojnë me vendosmëri Luis Suarezin meqë Juvja ndryshoi objektiv. Megjithatë, Interi do të duhet t’i garantojë 33-vjeçarit një pagë prej ylli: 8-10 milionë euro neto në sezon për 2-3 vite. Së pari, në çdo rast, do të duhet të pritet që Milik të zyrtarizohet te Roma. Kjo siguri do të shtynte kështu Xhekon larg kryeqytetit me destinacion Torinon, ku do të firmoste kontratën e fundit të madhe të karrierës. Pasi pjesët e mozaikut të vendosen në vend, Interi do të kishte “dritën jeshile” për të synuar Suarezin.
smolling
SMOLLING – Drejtuesit zikaltër, ndërkohë, pas largimit thuajse të sigurt të Diego Godinit te Kaljari dhe kalimit të objektivit Marash Kumbulla te Roma, po kërkojnë edhe një qendërmbrojtës dhe vëmendja është drejtuar te Kris Smolling, i vitlindjes 1989, në pritje për të gjetur një sistemim të ri pas eksperiencës vjetore në huazim te Roma. Për lojtarin anglez, që e do edhe Roma, zikaltrit janë gati të ofrojnë një kontratë prej 120 mijë sterlinash në javë për 12 muajt e ardhshëm, përveçse huazimin.

Related posts

Joao Mario udhëton për në Londër, gati transferimi te West Ham

Q.Autor

LIVE/ Spektakël në “San Siro” për 30 minuta, Inter “kockë e fortë” për Barcelonën

Isa.Autor

GAZETARJA SEKSI NUK PËRMBAHET/ Premton se do ta ndjekë nudo sfidën Barcelona-Bajern, por vetëm me një kusht

F.autor

Leave a Comment