Futboll La Liga

Barça lë në shtëpi blerjet e reja, Montella do 3-pikëshin e parë

Me entuziazmin e krijuar nga rezultatet e ndeshjeve të fundit, por edhe 2 afrimeve spektakolare në merkato si Coutinho dhe Jerry Mina, Barcelona do të udhëtojë në Sociedad, ku do të përballet me Realin vendas për të rivendosur edhe njëherë diferencën prej 9 pikësh ndaj Atleticos dhe për të shuar përfundimisht shpresat e Realit për titull.

Skuadra e Valverdes luan mbrëmjen e sotme ndeshjen e fundit të fazës së parë, ndërsa vijon të jetë e pathyeshme me 15 fitore dhe 3 barazime deri tani. Në Sociedad do të jetë sërish radha e Messit për të treguar edhe njëherë se është ai lideri i vërtetë i Barçës, ndërsa për të parë Coutinhon do të na duhet të presim të paktën edhe 2 javë.

Një tjetër shans nga minuta e parë pritet të ketë edhe Ousmane Dembele, që pas dëmtimit, ka rikuperuar dhe po kërkon të tregojë se meriton një fanellë titullari te katalanët e Valverdes. Nga ana tjetër, Sociedadi e nisi mjaft mirë sezonin, duke qenë pjesë e 4-shes kryesuese në javët e para, por kurba në rënie e ecurisë ka bërë që aktualisht të pozicionohet në vendin e 13 dhe shumë larg zonës europiane.

Takimi Real Sociedad-Barcelona do të startojë në orën 20:45 dhe do të transmetohet nga Supersport2.

Më herët, në orën 16:15, Sevilla do të zbresë në fushë në transfertën ndaj modestëve të Alavesit, që synojnë largimin nga zona e ftohtë. Pas humbjes 3-5 në shtëpi javën e kaluar, Vincenzo Montella do të ketë mundësinë për të marrë fitoren e parë në kampionat, si trajner i Sevillas. 3-pikëshi është mjaft i rëndësishëm edhe për të qëndruar në valle për një vend në Champions, ndonëse për këtë duhet të rivalizojnë me Realin e Madridit.

Related posts

Gjermania kthehet në shtëpi, por hotelin do ta paguajë deri në fund të Botërorit

Sadik.Autor

Bashkim Fino sulmon Top Channel pak minuta para emisionit ku përballet me Armand Dukën

Q.Autor

NDËRPRITET NGA NJË PASTHIRRMË EROTIKE/ Konferenca e çuditshme e ish-mbrojtësit të Atletikos që u kthye… (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment