Futboll Sport

DANEZËT NUK NDIHEN FAVORITË/ Tunizia gati të shkruajë historinë

Danimarka do të përballet sot në orën 14:00 me Tunizinë. Mes këtyre ekipeve luhet për kualifikimin si e dytë në një grup që pritet të dominohet nga Franca.

Trajneri i danezëve, Kasper Hjulmand, nuk fshihet teksa deklaron: “Kemi ardhur të fitojmë diçka në këtë Botëror, por e dimë që nuk jemi favoritë”.

Nga ana tjetër, Tunizia përjeton pjesëmarrjen e gjashtë në një Kupë Bote.

Kapiteni Jusuf Mskani mungoi në “Rusi 2018” si pasojë e një dëmtimi në gju, por tani ndihet gati të realizojë një mision siç është kalimi i fazës së grupeve, diçka që kombëtarja e tij nuk e ka bërë kurrë në historinë e saj.

“Të gjithë i kujtojmë sakrificat e bëra për të mbërritur deri këtu, por jemi në një moment vendimtar e mund të rishkruajmë historinë”, deklaroi 32-vjeçari që luan në kampionatin katariot

Related posts

DUKET NJË FUND I LUMTUR/ Moratti negocioi pajtimin, Icardi rikthehet tek Interi pa…

Delo.autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Inter ka gati 30 milionë euro për yllin e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

TURQI-ITALI/ Mancini i beson “trekëndëshit” të sulmit Berardi, Immobile dhe Insigne (FORMACIONET ZYTARE)

Delo.autor

Leave a Comment