Futboll La Liga Sport

PAS KONFIRMIMIT ME VALVERDEN/ Barcelona kërkon rinovimin me 5 vjet për yllin e ekipit…

Siç raporton e përditshmja spanjolle Sport, Barcelona kërkon t’i ofrojë një kontratë pesëvjeçare Jordi Alba-s.

Kontrata e mbrojtësit të majtë spanjoll skadon në vitin 2020.

Pas rinovimit me trajnerin Ernesto Valverde, klubi katalanas kërkon të blindojë edhe 29-vjeçarin.

Kontrata pesëvjeçare do të thotë se lojtari i përfaqësueses spanjolle me shumë mundësi do ta mbyllë karrierën te Barça.

Ka kohë që përflitet për një rinovim të lojtarit, teksa vetë Alba është shprehur se po pret ofertën e klubit.

Tashmë ajo thuhet të ketë ardhur dhe ai me shumë mundësi do ta firmosë pasi objektivi i tij është të qëndrojë në Camp Nou.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Valencia-Real Madrid. Rezultati 4-1

Delo.autor

DUKA PROVOKON SËRISH: Bastet në Shqipëri do të MBYLLEN, aq sa NDALOHET duhani në…

Isa.Autor

FUTBOLLISTI “BOKSIER”/ Dy i SHTRIN në tokë e tre i PLAS me SHPULLA (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment