Futboll La Liga

Barcelona në gjyq, zbulohet kontrata sekrete e Neymarit me Rosell dhe Bartomeu

Një informacion i ri ka dalë në dritë në lidhje me nënshkrimin e Neymar për Barcelonën. “El Confidencial” ka zbuluar një kontratë, që e ka nënshkruar futbollisti brazilian me autoritetet e klubit Blaugrana. Ajo tregon firmat e Sandro Rosell dhe Josep María Bartomeu. Autoritetet braziliane kanë siguruar gjyqtarin përkatës të çështjes me një kontratë të re, që tregon se si Neymar do të merrte më shumë se 100 milionë euro për pesë vite.

Kostoja përfundimtare nuk ishte 57 milionë, siç mbrohen të pandehurit, në këtë rast Bartomeu, as 83 milionë euro, siç llogaritet nga Zyra e Prokurorit. Një kontratë e fshehtë zbulon se ajo tejkalonte 100 milionë euro. Burimet ligjore të konsultuara theksojnë se shuma përfundimtare është më e lartë, pasi të paktën edhe 17.100.000 euro duhet t’i shtohen asaj për fitimin e të drejtave federale të Santos FC, klubit të tij të origjinës.

Related posts

“LOJTARI QË NUK VDES KURRË”/ Ibrahimovic i dhuron Galaxyt fitoren me dopietë

Delo.autor

VAZHDON “TELENOVELA” DE LIGT/ Klubi holandez refuzon ofertën e Juventus, futet në garë klubi…

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Theo Hernandez arrin marrëveshjen me klubin e ri

Delo.autor

Leave a Comment