Futboll Premier League

Mourinho: Conte bën rolin e viktimës! Ibra? Nuk mund ta ndalim kohën…

Jose Mourinho kthehet në sherrin me Antonio Conte dhe flet gjithashtu për Zlatan Ibrahimovic, i ndalur edhe një herë nga një dëmtim që do ta mbajë larg fushave deri në fillim të shkurtit. Trajneri i Manchester United ka dhënë edhe mendimin e tij në lidhje me të ardhmen e portierit David De Gea…

Image result for mourinho ibrahimovic

IBRAHIMOVIC – Kur e pyetën nëse druhet se Ibrahimovic nuk mund të jetë më një futbollist i nivelit botëror, Mourinho u përgjigj: “Jo! Ishte trajneri i tij kur ishte 29 vjeç dhe luante me Inter. Nuk mund të ndalim kohën. Për futbollistit koha është shumë domethënëse dhe Ibrahimovic e di. Ai e di që po bën hapat e fundit të karrierës së tij në nivele të larta, por ëndrra e tij, dëshira e tij dhe përpjekjet që bën janë gjithmonë të njëjta për të arritur në nivelet më të larta me “djajtë”. Ato që thotë ai janë shumë të dobishme për mua dhe për ekipin. Ka vetëm nevojë të ndihet mirë dhe mendoj se kur të mbyllë problemet me gjurin mund ta përdorim sërish. Si lider në dhomat e zhveshjes, si lider në fushë dhe si futbollist cilësor meriton të gjithë respektin tonë. Unë jam këtu për ta ndihmuar, deri në ditën e fundit që do të jetë në fushë.”

Image result for mourinho conte

CONTE – Në lidhje me debatin e tej zgjatur me trajnerin e Chelsea, Mourinho shtoi: “Nuk më pëlqejnë të tilla përplasje. Kur e nis unë, atëherë marrë përsipër çdo përgjegjësi. Unë i kam nisur disa herë polemikat, por kur nuk e filloj unë dëfrehem duke parë palën tjetër që bën rolin e viktimës, edhe pse viktima nuk është ai. Por gjithsesi, të tilla situata nuk më pëlqejnë. Herë është faji im dhe herë është faji i dikujt tjetër. Në rastin tim, kur mendoj se jam unë fajtor, mendoj se duhet të isha sjellë në mënyrë tjetër dhe kërkoj ndjesë publike, si bërë me Claudio Ranier, kur mora përsipër gjithë përgjegjësinë. Menjëherë marrëdhënia jonë u transformua nga e keqe në e mirë, sepse unë jam aq burrë sa kërkoj falje kur gaboj në sjellje dhe veprime me dikë.”

Image result for mourinho de gea

DE GEA – “Do të bëjmë të mundur të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për ta mbajtur në skuadër. Një klub që synon të bëhet më i miri në planet nuk mund të lejojë largimin e një portieri të tillë. Woodward nuk është me pushime, ai më duket se nuk pushon kurrë. Padyshim që do të provojë t’i rinovojë kontratën dhe do ta mbajmë këtu në Manchester sa më gjatë të jetë e mundur. Nuk e di nëse kanë nisur bisedimet, por unë besoj verbërisht te drejtuesit e klubit. Nuk diskutoj për pagën dhe kontrata e lojtarëve, them vetëm mendimin tim se De Gea duhet të jetë portieri i Manchester United. Janë të shumtë ata që kanë të njëjtin mendim me mua. Uroj që ai të qëndrojë me ne.”

Related posts

Revolucion te Napoli, ja kush do të largohet pas këtij sezoni

Sadik.Autor

E PAQARTË ÇËSHTJA FABREGAS/ Milani kthen sytë nga fantazisti i Udineses

Delo.autor

NJË DEBUTIM ËNDRRASH/ Borussia Dortmund i gëzohet blerjes së re, 17-vjeçari vendos rekord kundër Kosovës

Delo.autor

Leave a Comment