Futboll Premier League

Barkley prezantohet zyrtarisht tek Chelsea, ja fjalët e para

Edhe zyrtarisht, Ross Barkley është lojtar i Bluve të Londrës. Ai është i ngazëllyer për këtë aventurë të re.

Chelsea ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Ross Barkley nga Evertoni. Sipas mediave britanike, kartoni i 24 vjeçarit i ka kushtuar Bluve të Londrës 15 milionë funte.

Klubi londinez bëri të ditur se mesfushori anglez ka nënshkruar kontratë pesë vite e gjysmë dhe se do ta veshë fanellën me numrin tetë.

24 vjecari është i lumtur për aventurën e re me ekipin e Antonio Contes.

“Jam i tronditur (nga gëzimi). Jam i ngazëllyer dhe mezi pres të filloj”, u shpreh ai.

“Të bëj një fillim të ri në një klub si Chelsea, është e pabesueshme për mua. Jam duke shikuar para për të vazhduar aty ku e lash në fund të sezonit të kaluar dhe shpresoj të përmirësohem dhe të shënojë më shumë gola”, shtoi ai. /

Related posts

VAZHDON PËRFORCIMET PËR MERKATON/ Real Madrid gati për blerjen e katërt në Premier tek…

Delo.autor

STATISTIKAT PAS PANDEMISË/ Milan e Atalanta për titull, Juventus vuan ende Koronavirusin

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Chelsea merr fitoren e parë në shtëpi, Tottenham tregon forcën

Delo.autor

Leave a Comment