Bundesliga Futboll

Baseli mbush arkat nga shitjet, mbrojtësi kalon tek Dortmund për 30 mln euro

Manuel Akanji, ish-mbrojtësi 22-vjeçar i Basel, është blerja e re e Dortmund, që do të paguajë plot 21,5 milionë euro (duke përfshirë edhe bonuset) për shërbimet e tij.

Operacioni dukej se ishte bllokuar, me klubin zviceran që ka refuzuar ofertën e parë të gjermanëve prej 15 milionë eurosh dhe kanë kërkuar 30. Situatë duket se është zhbllokuar mbrëmjen e djeshme, edhe pse verdhezinjtë duan të përforcojnë një mbrojtje që ka pësuar 24 gola në 12 ndeshjet e fundit të kampionatit. Kështu, Akanji do tt;i shtohet një reparti që formohet nga Sokratis, Bartra, Toprak e Subotic.

Në historinë e kampionatit zviceran, vetëm Breel Embolo, i transferuar te Schalke për 30 milionë euro, ka kushtuar më shumë se Akanji. Djali i një zviceraneje dhe një nigeriani, ai mund të luajë në një skemë me tre ose katërt mbrojtës. Basel ka paguar 700.000 euro në 2015-ën për ta marrë nga Winterthur. Shpërthimi i tij ka ardhur pas këtij transferimi dhe në kohët e fundit ka ardhur edhe debutimi me kombëtaren e Zvicrës. Ka shumë mundësi që trajneri Petkovic ta grumbullojë për Botërorin e ardhshëm.

Akanji ka fituar dy kampionate dhe një kupë me Basel-in. brenda ditës së nesërme do të zhvillojë vizitat mjekësore me Dortmund dhe do të nënshkruajë kontratën.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Cagliari-Milan dhe një rezultat që mungon prej 20 vitesh

Isa.Autor

‘Bllofi’ i Perezit, i bleu makinë Mbappe-së duke menduar se do të transferohej në Madrid

Q.Autor

SPIKAT FITORJA E MANCHESTER UNITED/ Ja formacioni më i mirë i javës së parë në Premier (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment