Kategoria Superiore Shqipëri

Zbardhen prapaskenat/ Flamurtari planifikoi të transferonte 2 futbollistët e Kombëtares

Dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj dhe naser Aliji, duket se kanë qenë pengjet e Sinan Idrizit për këtë afat kalimtar të dimrit

Por, pavarësisht kësaj, administratori i Flamurtarit nuk përjashton edhe një ndërhyrje të fundit në merkato. Ai shprehet se po punohet për një supergoditje.

“Mund të bëjmë edhe një ndërhyrje të minutës së fundit në merkato. Po punojmë dhe mund të jetë një supergoditje. Nëse kemi shansin që ta sjellim në Vlorë, do të jetë sukses, shkruan Panorama Sport.

Kemi një lojtar që ka luajtur në Champions dhe që u afrua në këtë merkato, ai është Muarem, kështu është edhe lojtari që kemi në plan” ka sqaruar Idrizi që kërkon t’i plotësojë trajnerit Duro çdo dëshirë për të vënë nën urdhrat e tij lojtarë sa më shumë cilësorë.

Edhe pse, ky i fundit ka kërkuar nga ana e klubit që të mos bëhen shpenzime të mëdha në afrimin e lojtarëve. Duro e ka zhvendosur merkaton kryesisht në kampionatin maqedonas, të cilin e njeh mirë që nga periudha kur drejtonte Shkëndijën e Tetovës.

Related posts

STRAKOSHA HEROI I MOMENTIT TEK LAZIO/ Shikoni pritjet spektakolare të shqiptarit ndaj Udineses (VIDEO)

Delo.autor

BYLIS KËRKOI TË BRAKTISTE NDESHJEN/ Presidenti Kapllanaj: Turp, turp! (VIDEO)

Delo.autor

MIQËSORJA NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Ahmataj: Ekipi po më bind, ishte test i vërtetë

Delo.autor

Leave a Comment