Futboll Shqipëri Sport

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë, Laçi surprizon TIRANËN në 45 minuta (VIDEO)

Tirana – Laçi 0 – 0

Tirana: Lika; Doka, Turtulli, Atingah, Imami; Kobinah, Daja, Karabeci, Greca; Blazhevski, Ngoo. Trajner: Ze Maria

Laçi: Selmani; Fangaj, Gjoni, Toro, Sefgjinaj; Eler, Lushkja, Najdenov, Jonuzi, Xhixha, Shtubina. Trajner: Artan Mërgjyshi

Komenti minutë pas minute:

45′ Kemi ardhur në minutën e fundit të pjesës së parë dhe arbitri kryesor i ndeshjes ka dhënë vetëm 1 minutë shtesë. Gjithçka mbyllet 0 – 0.

40′ Jemi vetëm 5 minuta nga fundi dhe ende nuk ka gol në këtë ndehsje. Kjo edhe për meritë të Laçit që ka patur më shumë raste konkrete.

35′ Tirana përgjigjet menjëherë me Koninah, i cili në hyrje të zonës provon me të majtën, ndërsa Gentian Selmani tregohet i gatshëm.

34′ Laçi rrezikon përsëri me të njëjtin autor, Ndriçim Shtubina, por mesfushori nuk arrin të gjuajë saktë.

30′ Shtubina i pandalshëm në krahun e majtë. Albi Doka shkakton faull.

27′ Regi Lushkja ndëshkohet me të verdhë. Faull pranë zonës për Tiranën. Blazhevski tenton portën, por që nuk sjell asnjë rrezik, pasi topi përplaset në mur.

26′ Karabeci tenton nga distanca, por kapiteni Gentian Selmani pret pa asnjë problem, pasi goditja nuk ishte shumë e mirë dhe as e fortë.

20′ Shtubina bën shumë mirë në krah, por kroson keq, pa asnjë rrezik.

15′ Xhixha bën një supergjuajtje. Reagon mjaft mirë Lika, duke e larguar topin në goditje nga këndi

11′ Regi Lushkja shkakton faull ndaj Grecës pranë zonës. Rast i mirë për vendasit. Karabeci dhe Blazhevski tek topi, por që krosimi nuk sjell asnjë rrezik.

10′ Kalojnë 10 minutat e para të ndeshjes në “Selman Stermasi”.

5′ Korrne për vendasit. Bardheblutë hidhen menjëherë në sulm.

4′ Tirana zbret rrezikshëm me Grecën në sulm, por ky i fundit nuk e pason topin në kohë.

1′ Starton ndeshja. Laçi shkelmon topin e parë.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Probleme për Real Madrid dhe Zidane, lajmi shqetësues vjen nga Belgjika

Delo.autor

PRAPASKENAT NË MERKATO/ Juve i ofroj Realit Douglas Costa në këmbim të Marcelo, “Zonja” rezervon edhe sulmuesin e Barçës

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Shkrihet “perandoria” kineze e pronarit të Inter-it, nuk pranohet në kampionatin e sezonit të ri

Delo.autor

Leave a Comment