Bundesliga Futboll

Bayern Munchen përmbysje dhe goleadë ndaj Werderit, dopietë për Lewandowski dhe Muller

Bayern Munich e ka mposhtur 4:2 Werder Bremenin në “Allianz Arena”.

Bayerni i shënoi katër gola Werderit. Në shikim të parë duket sfidë e lehtë për bavarezët, por në realitet nuk ishte pasi mysafirët njëherë ishin në epërsi dhe njëherë tjetër barazuan shifrat në 2:2, por Lewandowski dhe Muller ishin në formë të mirë, duke ia arkëtuar Bayernit tri pikë të tjera.

Robert Lewandowski (63’ dhe 76’) në të dy herët shënoi golat e epërsisë si dhe Thomas Muller (41’ dhe 84’) shënuan për vendasit ndërsa për mysafirët realizuan Jerome Gondorf në minutën e 25’të dhe autogol nga Niklas Suele 74’.

Pas kësaj fitore, Bayerni ka shkuar në 16 pikë diferencë me vendin e dytë, bayer Leverkusen.

Related posts

‘Ndihem i tallur dhe i keqtrajtuar!’ Mesfushori gjerman shpërthen ndaj klubit

Sadik.Autor

Maurizo Sarri “dashurohet” me spanjollin: Pep Guardiola është trajneri më i mirë në…

Isa.Autor

Monaco e gatshme të shesë Lemar, ja çmimi ‘stratosferik’ që duhet të paguhet për të

Q.Autor

Leave a Comment