Futboll Premier League

‘Befason’ Conte, kërkon një 36-vjeçar për sulmin e Chelseas

Chelsea po merr në konsideratë huazimin surprizë të 36-vjeçarit, Peter Crouch nga Stoke City. Kampionët e Anglisë në fuqi kanë si prioritet marrjen e një sulmuesi në merkaton e dimrit dhe objektivi i tyre kryesor Andy Carroll i West Ham ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë larg fushave deri në muajin mars.

“Blutë” kanë nevojë për një qendërsulmues vetëm për pesë muajt e mbetur të sezonit, pasi në qershor do të bëjnë një blerje të rëndësishme në këtë repart dhe kësisoj kanë nisur bisedimet me Crouch.

Image result for peter crouch

Gjtihsesi, klubi i Stoke nuk ka ndërmend të huazoi Crouch edhe do të kërkojë të paktën 8 milionë euro për të. Chelsea gjithashtu po monitoron sulmuesin e Crystal Palace, Christian Benteke, pavarësisht se sulmuesi nuk po kalon një moment të mirë forme.

Belgu ka shënuar vetëm 1 gol me “shqiponjat” në këtë sezon, por Antonio Conte ka nevojë të domosdoshme për dikë që të jetë në gjendje të zëvendësojë Alvaro Moratën në momente të caktuara.

Londinezët kërkuar edhe Fernando Llorente, por spanjolli zgjodhi të qëndrojë te Tottenham deri në fund të sezonit dhe për më tepër nuk mund të aktivizohet në Champions League.

Related posts

“ME TË MËDHATË MARRIN PIKË”/ Braziliani i Skënderbeut rrëfehet para sfidës me Kukësin

Delo.autor

Kur Zlatko Dalić ishte emigrant në Shqipëri, sot në finalen e Botërorit…

Sadik.Autor

DËSHTIMI I OPERACIONIT “MBAPPE”? Real Madrid ka gati alternativën B, ja emri i madh…

Delo.autor

Leave a Comment