Futboll Premier League

E gjithë Premier League në garë për Jean-Michael Seri…

Manchester United duket se është në avantazh për të marrë mesfushorin e Nice, Jean-Michel Seri, nëse vendos të paguajë 40 milionë euro.

26-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka përfunduar gjithashtu në “radarët” e Liverpool, Chelsea dhe Manchester City, por sipas “The Mirror” trajneri Jose Mourinho është favorit për të marrë shërbimet e mesfushorit.

Me paraqitjet e tij me fanellën e Nice, Seri pëlqehet nga disa klube europiane, teksa në verën e kaluar ai u pa në lot në momentin që nuk u realizua transferimi i tij te Barcelona.

Image result for seri nice

Seri ka edhe 18 muaj kontratë me Nice dhe francezët janë gati ta shesin për 40 milionë euro, për të mos e humbur me parametër zero në verën e ardhshme. Manchester United kërkon ta marrë për të zëvendësuar Michael Carrick, i cili do të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit, ndërsa Manchester City kërkon një zëvendësues për Yaya Toure.

Chelsea nuk është bindur nga Tiemoue Bakayoko, kësisoj vazhdon të monitorojë Seri, ndërsa Liverpool, që e ka arkën plot ka nevojë për dikë që të zëvendësojë Emre Can, i cili nuk ka rinovuar kontratën në “Anfield Road”.

Related posts

Milani drejt “goditjes” së madhe kërkon transferimin e mbrojtësit të Bayernit

Q.Autor

Gatusso ndjen peshën e fajit në krye të Milanit: Po turpërojmë një klub historik

Delo.autor

LIVE/ MODRIC “fundos” Argjentinën me një “KRYEVEPËR” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment