Futboll Premier League Seria A

Belotti në radarët e United, italiani shihet si alternativë e Ibrahimovic

Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti, është në krye të listës së kandidatëve të Manchester Unitedit për të zënë vendin e Zlatan Ibrahimovicit.

Veterani suedez është duke u rikuperuar sërish pasi u dëmtua porsa u kthye nga lëndimi i ligamentit kryesor të gjurit, i cili e mbajti shtatë muaj jashtë fushe.

Kontrata e 36-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe ai pritet të largohet nga Old Traffordi, me shumë mundësi drejt Amerikës ose Kinës.

Sipas Yahoo Sport, Djajtë e Kush tashmë po përgatiten për të gjetur një lojtar tjetër që do ta zë vendin e Ibras.

Belotti është i preferuari i ekipit që merret me gjetjen e lojtarëve të përshtatshëm për lojën e Unitedit, edhe pse çmimi i tij konsiderohet i lartë.

(Foto: Getty Images)

Italiani ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh, ndërsa Torino ka thënë se nuk do ta lejojë largimin e tij për më pak se ajo shumë.

Në ndërkohë, Unitedi ka konkurrencë për shërbimet e Belottit. Chelsea është një prej klubeve që dëshiron ta transferojë sulmuesin 24-vjeçar.

Në edicionin e kaluar, ai i shënoi 26 gola në Serie A, ndërsa këtë sezon statistikat e tij janë më të dobëta, duke qenë se ka pasur probleme me lëndimin e gjurit.

Related posts

CHELSEA-ARSENAL/ “Topçinjtë” kërkojnë të hakmerren në “Stamford Bridge” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Sergio Ramos: Është një nga sezonet më të dobët të Real Madrid-it

Q.Autor

Më i paguari, por De Gea në Botëror lë për të dëshiruar me statistikat e tij

Isa.Autor

Leave a Comment