Futboll La Liga

Suarez ishte i destinuar të kalonte te Juventusi, Rodgers zbulon se si e morën te Liverpooli

Luis Suarez ishte i destinuar të kalonte te Juventusi  në vitin 2012, por Liverpooli reagoi më shpejtë n atë kohë, thotë Brendan Rodgers.

Uruguaiani  pastaj u largua nga Liverpooli për të kaluar te Barcelona për 81 milionë euro në verën e viti 2014.

“Mendoj se te Liverpool, mund të llogaritësh gjithmonë te lojtarët kryesor, pasi je në një klub ikonë, një institucion botëror”.

“Kur shkova fillimisht aty, Luis ishte i destinuar të kalonte te Juventusi, por ne shkuam dhe biseduam me të, duke i thënë se skuadra do të ndërtohej përreth tij dhe se besojnë në kualitet që ai i ka”.

Luis Suarez te Liverpool duke festuar golin e shënuar ndaj Cardiff Cityt /Getty Images)

“Në sezonin e dytë, kishin rivalitetin që vinte nga Arsenali”.

“Pastaj ai vazhdoi të ketë sezone të mira dhe ne e dinim që pas atij sezoni të hatashëm që kishte, nuk do të mund ta mbanim më”, ka thënë ish-trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers.

Suarez u kthye në idhull te tifozët e Liverpoolit, por u largua drejt Barcelonës /Getty Images)

Suarez kishte kaluar te Liverpooli në afatin kalimtar të janarit, ndërsa Juventusi ishte i interesuar që ta merrte gjatë verës.

Related posts

NDESHJA NDAJ FERONIKEL/ “Kuqezinjtë” publikojnë një foto të veçantë nga Prishtina (FOTO)

Delo.autor

Nuk i “do” SHQIPTARËT/ Besnik HASI jep provën e PAKUNDËRSHTUESHME

Isa.Autor

MERR FUND GJITHÇKA/ Zbulohet plani i INTERIT për transferimin e MODRIC në JANAR

Isa.Autor

Leave a Comment