Futboll Seria A

Bernardeschi: Juventusit i thashë menjëherë ‘PO’, ja pse nuk shënon Higuain!

Goli i fundit i shënuar përpara pushimit nga Juventus është realizuar nga Federico Bernardeschi. Ai devijim te asisti i Douglas Costa rezultoi shumë i rëndësishëm, mbi të gjitha edhe në nivel psikologjik për ish-lojtarin e Fiorentinës që dëshiron të ngjisë shkallët e skuadrës në këtë gjysmë të dytë të sezonit. “Unë jam mirë, skuadra po ashtu, kanë qenë tre ditë shumë intensive. Kemi punuar shumë dhe po kërkojmë të rekuperojmë formën për të qenë gati për sfidën e të hënës ndaj Genoa. Kam thënë gjithmonë se objektivi im ishte të punoja për të bërë çdo ditë nga një hap përpara. Ia kam dalë deri tani, por mbeten edhe 6 muaj të tjerë. Çdo javë nevojitet të gjesh hapësirën. Në një skuadër të madhe ka gjithmonë periudha kur luan më pak. Me mungesat e Cuadrado dhe Dybala, tani do të ketë më shumë hapësirë dhe duhet të gjendem gati”, u shpreh Bernardeschi.

Rezultate imazhesh për bernardeschi higuain

“Nuk kam patur kurrë dyshime, kur palët u dëgjuan dhe më komunikuan interesimin e Juventus, thashë menjëherë ‘Po’. Çdo kush duhet të marrë vendimet më të mira për veten dhe vendimi më i mirë për mua ishte të vija te Juventsu. Më pëlqen që një ditë të luaj trekuartist modern. Higuain është shumë i qetë, mbase shënon më pak, sepse po punon shumë për skuadrën. Bën punën e rëndë, për të na bërë që të luajmë më mirë. Nëse nuk shënon për 2-3 ndeshje, nuk mund t’i thuhet asgjë, sepse po sfilitet për shokët. Duhet vetëm që të qëndrojë i qetë”, deklaroi Bernardeschi.

Related posts

Flamurtari nuk gabon/ Vlonjatët mundin me rezultat surprizë “kampionët” e GREQISË (VIDEO)

Isa.Autor

Ronaldo mbërrin në Torino? Juventinëve i shohin sytë vetëm sozinë e tij…

Isa.Autor

Rusi 2018/ Peskov: Mund të ftojmë Trumpin në Kupën e Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment