Futboll Premier League

Bournemouth mposht Arsenalin, ‘topçinjtë’ zhyten në krizë

Bournemouth ia ka shkaktuar humbjen e gjashtë Arsenalit në Premierligë, duke e mposhtur 2:1 në xhiron e 22’të.

Ka vazhduar ecuria negative e Arsenalit në Premierligë. Pas dy barazimeve me radhë, Topçinjtë janë mposhtur 2:1 nga Bournemouthi, sfidë e vlefshme për xhiron e 22’të, shkruan Gazeta Express.

Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Të parët në epërsi kaluan mysafirët përmes Hector Bellerin në minutën e 52’të.

Vendasit, nuk u dorëzuan, duke përmbysur gjithçka. Callum Wilson barazoi 1:1 në minutën e 70’të, kurse golin e tri pikëve dhe për 2:1 e realizoi Jordon Ibe 74’, duke ia thelluar krizën ekipit të Arsene Wenger.

Pas kësaj humbje, Arsenali mbetet në pozitën e gjashtë me 39 pikë të grumbulluara, kurse Bournemouth në atë të 13 me 24 pikë.

 

Related posts

Përplasja Ozil-Hënes/ Agjenti i lojtarit i kthen përgjigje të ASHPË gjermanit…

Isa.Autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Çavi u takua fshehurazi me Haland që ta binde për firmën me Barcelonën

F.autor

DEL KUNDËR WENGER PËR PLANIN E FIFAS/ Gareth Bale: Nëse zhvillohet çdo dy vite, do të…

Delo.autor

Leave a Comment