Futboll Seria A

Capello: Unë trajner i Italisë? Jo, faleminderit!

Fabio Capello snobon Kombëtaren e Italisë, që vijon të jetë pa trajner që pas shkarkimit të Venturës. Aktualisht në pankinën e Jiangsu Suning në kampionatin kinez, 71-vjeçari nuk e sheh vetën në krye të të kaltërve, pra edhe nëse do t’i vinte një ofertë nga Federata Italiane e futbollit, nuk do ta pranonte.

“Unë trajner i Italisë? Nuk jam i interesuar. Shpresoj që kombëtarja të bjerë në duar të mira, por është shumë e nevojshme që futbolli ynë të nxjerrë futbollistë me nivel të lartë. Pa ata nuk mund të shkosh gjëkundi, edhe nëse do të marrësh trajnerin më të mirë në botë.”

Për përplasjen mes Mourinhos dhe Antonio Contes, Capello dha këtë opinion:

“Besoj se Conte nuk e kishte kuptuar se më kë kishte të bënte. Nuk e mendoja se do të arrinin në këtë pikë. Mourinho është mjeshtër i çdo situatë dialektike kur e sulmon. Ndoshta edhe këtë radhë ka dashur të largojë vëmendjen nga problemet e skuadrës.”

Related posts

OFENDOI ARBITRIN/ E pëson lojtari i Juventusit, gjobë dhe pezullim për mbrojtësin bardhezi

F.autor

ÇUDI NË LA LIGA/ Lojtarët dalin për kafe në aeroport dhe humbin avionin për ndeshjen e sotme

F.autor

PSG E NIS KAMPIONATIN ME TRIUMF/ Cavani-Mbappe i japin fitoren e parë

Delo.autor

Leave a Comment