Futboll Seria A

Casano rrëfen historinë rrënqethëse: Deri 17 vjeç vuaja për bukë, futbolli më ndryshoi jetën

Antonio Casano ka dhënë një intervistë për kanalin francez, “Canal Plus”, në të cilën tregon për të kaluarën e tij.

Intervista e titulluar “Hija ime” tregon momentet më të rëndësishme të jetës së lojtarit nga Bari.

“Deri në moshën 17-vjeçare jetoja në varfëri dhe i uritur. Mamaja ime nuk ishte në punë, pasi nuk kishte shkuar në shkollë dhe nuk dinte të fliste shumë mirë italisht. Merrnim vetëm 300 deri në 400 lira në ditë. Me këto para duhet të ushqeheshim. Futbolli ka qënë shansi im më i madh. Luaja gjithmonë në rrugët e lagjes për të fituar disa lira më shumë. Për mua në atë kohë 200 lira ishin shumë para”, kujton Casano.

Në 11 dhjetorin e vitit 1999, Casano bëri debutimin në Serinë A me Barin në ndeshjen kundër Lecces. Golin e parë e shënoi në fitoren 2-1 kundër Interit, në moshën 17-vjeçare.

“Isha 17 vjeç në atë kohë. Ajo ndeshje mund të më ndryshonte jetën, mund të më bënte më të pasur, më të famshëm dhe më të bukur. Futbolli solli shumë gjëra pozitive në jetën time”, thekson ish-sulmuesi.

Gjatë karrierës së tij profesionale, italiani 35-vjeçar ka luajtur me ekipe si Roma, Milan, Inter dhe Real Madridin, duke bërë 514 paraqitje dhe duke shënuar 141 gola.

Me Kombëtaren italiane Casano numëron 39 ndeshje dhe 10 gola të shënuar.

Related posts

NUK I FSHEH AMBICIET E VETA DHE TË ATALANTAS/ Luis Muriel: Kujdes Juventus, për tiullin jemi…

Delo.autor

Kroaci-Danimarkë, ndeshja e parë zyrtare më 1996 (FOTO)

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një krosimi nga Shaw, “Përbindëshi” Ronaldo ndëshkon me kokë Atalantën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment