Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E YLLIT LARG “DJAJVE TË KUQ”/ Pogba zbulon: Një “ëndërr” transferimi tek…

Ylli i Manchester United, Paul Pogba, ka thënë se një transferim te Real Madrid do të ishte një “ëndërr”.

Zërat për një largim të mundshëm të francezit nga “Old Trafford” kanë qenë të shumtë gjatë fazës së parë të këtij sezoni, edhe për shkak të marrëdhënies së keqe që ekzistonte mes lojtarit dhe trajnerit Jose Mourinho.

Gjithsesi, situata ka ndryshuar pas shkarkimit të portugezit dhjetorin e kaluar dhe zëvendësimit të tij me norvegjezin Ole Gunnar Solskjaer, nën drejtimin e të cilit Pogba ka rilindur.

Pavarësisht nga kjo, e ardhmja e futbollistit mund të jetë larg Manchester United, me vetë Pogba që ka deklaruar adhurimin e tij për Real Madrid-in në një konferencë për shtyp të zhvilluar këtë të mërkurë me kombëtaren e Francës.

“Siç kam thënë gjithmonë, Real Madrid është një ëndërr për çdo lojtar. Është një nga klubet më të mëdha në botë”, ka thënë mesfushori. “Më pas është edhe Zidane në rolin e  trajnerit, një ëndërr e vërtetë për këdo që pëlqen futbollin”.

“Për momentin jam te Manchester, por nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në  të ardhmen. Unë jam tek United dhe jam  i lumtur”.

Related posts

Botërori u “shteron” energjitë/ NEYMAR dhe MBAPPE bëhen “telef” gjatë…(VIDEO)

Isa.Autor

SKANDALI NË BRAZIL/ Sherr masiv në fund të ndeshjes, arrestohen 3 lojtarë (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Bylis-Laçi. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment