Futboll Premier League

Çështja Ampadu, Chelsea përfundon në gjyq për rekordmenin 17-vjeçar

Nuk i ka mbushur akoma 18 vjeç, por ka bindur të gjithë te Chelsea. Edhe mosbesuesin Antonio Conte, i cili e ka aktivizuar pesë herë në këtë sezon. Ethan Ampadu ka gjithçka i duhet për t’u kthyer në një pikë referimi për skuadrën londineze: i fuqishëm fizikisht, i aftë teknikisht dhe me shumë personalitet.

Mund të luajë si qendërmbrojtës ose mesfushor mbrojtës dhe konsiderohet si pasardhësi i David Luiz, me këtë fundit që mund të largohet nga Londra në fundin e këtij sezoni. Nuk është akoma gati për t’i marrë vendin, por te Chelsea mendojnë se është vetëm cështje kohe.

Tifoz i Chelsea-it dhe Drogba që në fëmijëri, Ethan Ampadu është djali i Këame Ampadu, ish-mesfushor i Arsenal-it, i cili drejton ekipin Under 18 të “Topçinjve”.

Nuk e ka arritur akoma moshën madhore, por e ka zgjedhur që tani kombëtaren e tij: mund të kishte zgjedhur fanellën e kombëtares ganeze ose irlandeze për shkak të origjinës së gjyshit dhe gjyshes nga ana e babait, ose atë angleze dhe atë uellsiane për shkak të gjyshes nga ana e mamasë.

Ka zgjedhur atë të Giggs dhe Bale, me të cilën ka debutuar në një miqësore të luajtur nëntorin e kaluar kundër Francës. Emri i tij është pjesë e historisë së Exeter City: në moshën 15-vjeç, 10 muaj dhe 26 ditë është bërë debutuesi më i ri me fanellën e klubit (ka thyer rekordin e Cliff Bastin që zgjaste prej 87 vitesh).

Por marrëdhënia me ish-klubin e tij nuk është më e mirë. Gjithçka për faj të Chelsea-it që, sipas Exeter City, e ka vjedhur nga Manchester United (skuadra me të cilën ka bërë provimin e parë në mishin 13 vjeç), Arsenal dhe Liverpool duke arritur një marrëveshje me lojtarin.

Për këtë arsye, klubi i League Two (kategoria e katërt e futbollit anglez) ka zgjedhur të ndërmarrë rrugët ligjore për të marrë njëfarë dëmshpërblimi. Vendimi i gjykatës pritet të vijë brenda muajit mars.

Related posts

KËMBËNGUL YLLI I MAN CITYT/ Mendy: Jam ndër mbrojtësit më të mirë në botë

Delo.autor

E PAFALSHME/ Danimarka i shënon Kosovës në minutën e 91′

F.autor

LEGJENDA E ANGLISË/ TERRY nuk ka ndërmend të tërhiqet, transferohet në Rusi

Isa.Autor

Leave a Comment