Futboll Premier League Sport

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ CHELSEAT/ Pochettino rikujton: E kam shijuar barazimin që na…

Mauricio Pochettino i ka bërë thirrje lojtarëve të Tottenham të tregohen pak të këqinj nëse duan të fitojnë trofe në pjesën e mbetur të sezonit.

Në prag të ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Carabao Cup ndaj Tottenham me Chelsean, trajneri i Spurs rikujton barazimin 2-2 të ekipit të tij ndaj Bluve në vitin 2016, që i mundësoi titullin Leicester City-t.

Spurs shpërdoruan një disavantazh prej dy golave atë natë dhe kishin nëntë lojtarë, por Pochettino tha se e rikujton si një ndeshje të kënaqshme.

“Kur humb është  pamundur të shijosh një ndeshje,” shprehet argjentinasi. “Por e kam shijuar atë barazim, kur humbëm mundësinë për të qenë në garë për titullin kampion.

“Nuk ishim në gjendje ta ruanim mentalitetin që treguam në pjesën e parë. Ndonjëherë një skuadër nuk e përmirësojnë vetëm blerjet, por duhet të tregohesh pak më i keq.

“Jemi shumë të mirë dhe në atë ndeshje treguam se mund të jemi pak të pisët. Nëse do të fitosh tituj dhe të jesh konstant, jo vetëm që duhet të luash mirë, por të jesh kompetitiv në disa ndeshje të vështira.

“Jemi një klub që luan shumë bukur dhe njerëzit e kanë shijuar futbollin tonë gjatë pesë viteve të fundit, por ndonjëherë duhet të jemi, mbase jo të pisët, por të zgjuar”.

Related posts

KORONAVIRUSI NË SPANJË/ Sadiku, Bare e Manaj bëjnë analizat për COVID-19

Delo.autor

SERIE A/ Abbiati: Donnarumma është hutuar nga zërat e merkatos!

Sadik.Autor

Lazio, Anderson: Do jap gjithçka për këtë skuadër

Q.Autor

Leave a Comment