Futboll Premier League Seria A

Chelsea kthehet pas Nainggolanit, fillojnë tratativat për transferimin e tij në Londër

Mesfushori belg i Romës, Radja Nainggolan është kthyer në radarin e gjigantit anglez, Chelseat.

Kampionët aktual të Ligës Premier janë në kërkim të përforcimit të skuadrës, pasi kanë mbetur mbrapa në garën për titull dhe nuk po bindin shumë në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Chelseat, Conte u nda i pakënaqur me drejtuesit e klubit, pasi sipas tij nuk mbushën pritshmëritë për të sjell emra të mëdhenj në klub dhe u nda i pakënaqur me afrimet e bëra.

Kështu, Conte ka kërkuar që në këtë afat ta transferojë belgun Nainggolan, të cilin e ka kërkuar që nga koha kur ai zbarkoi në Stamboll Bridge në vitin 2016.

Nainggolan është i preferuari i Contes qe një kohë të gjatë..

Conte tashmë ka shtuar anglezin Ross Barkley në radhët e tij në mesfushë gjatë afatit kalimtar të transferimeve të dimrit, duke lidhur një marrëveshje prej 15 milionë funtesh gjatë të premtes.

Megjithatë, sipas mediumit italian Tuttomercatoëeb, edhe Nainggolan ka mundësi ideale që të bashkohet me Chelsean këtë muaj.

 Dhe kjo duket sepse lidhja midis 29-vjeçarit dhe Romës është dëmtuar, pas dënimit që i dha klubi për festën e shfrenuar të Vitit të Ri.
Këtë situatë thuhet se e ka shfrytëzuar Chelsea që është kthyer në zyrat e klubit italian, duke bërë kontaktet e para.

Related posts

MOURINHO NUK E DO/ Man United REFUZOI ofertën një SUPER klubi për MARTIAL

Isa.Autor

NIS REVOLUCIONIN NGA “THEMELET”/ Juventusi ka gati ofertën për yllin e Serie A…

Delo.autor

ZYRTARE/ Vllaznia firmos kontratën me mbrojtësin senegalez, do të jetë zëvendësuesi i Imamit

Delo.autor

Leave a Comment