Futboll Sport

E TRISHTË/ Ekipi i tij humbet në fund, komentatori NDËRRON JETË pas një ataku kardiak

Ish-futbollisti i Egjiptit Abdel Rahim Mohamed, këtë Botëror ishte angazhuar si komentator sportiv. Pas golit në minutat shtesë që Arabia Saudite i shënoi dje Egjiptit, komentatori ka pësuar një atak kardiak dhe më pas ka ndërruar jetë.

E gjitha kjo ndërsa komentonte ndeshjen. Vetëm gjysëm ore më vonë, pasi është dërguar dhe në spital mjekët kanë shpallur vdekjen e tij.

Tronditja emocionale ka qenë e thellë për Mohamed që gjithashtu ka ushtruar edhe profesionin e trajnerit. Hektor Kuper, trajneri aktual i Egjiptit ka thenë pas ndeshjet se ata e kishin marrë vesh lajmin por shpresonin që Mohamed mos të kishte humbur jetën. Fatkeqësisht ishte shumë vonë…

 

Related posts

Zbulohen të tjera detaje/ Ja kur do të prezantohet Ronaldo te Juventusi

Isa.Autor

SUPRIZË E MADHE PËR ARMANDO BROJËN/ Legjenda e Liverpulit gati të marrë drejtimin e skuadrës

F.autor

TIKI-TAKA NË PREMIER/ Pas një aksioni model, ylli Vinicius ndëshkon Aston Villa-n me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment