Futboll Premier League

Chelsea në telashe, Reali synon Courtoisin pas dështimit të blerjes së Kepas

Chelsea ka përshpejtuar negociatat me Thibaut Courtois nga frika mund t’ia rrëmbejë Reali portierin.

200 mijë funte në javë, kaq i ka ofruar Chelsea portierit belg, Thibaut Courtois, por ish gardiani i Atletico Madridit ka refuzuar një ofertë të tillë.

Duke parë që Kepa Arrizabalaga edhe zyrtarisht ka rinovuar kontratën me Athletic Bilbaon deri në vitin 2025, Real Madridi ka kthyer interesimin kah Courtois, për të cilin interesohen tash e disa vite.

Kjo ka shtyrë Chelsean që të bëjë gati një ofertë të re për portierin dhe shpresojnë ta bindin deri në verë për të qëndruar në “Stamford Bridge”.

Megjithatë, Courtois nuk e ka mohuar largimin gjatë verës së vitit 2018 dhe destinacioni më i mundshëm duket pikërisht Reali, ndoshta edhe kjo është arsyeja se pse Zinedine Zidane nuk dha dritën e gjelbër për transferimin e Kepas për 17.7 milionë funte, që ishte klauzola e spanjollit, e që tani ka shkuar në 80 milionë euro me kontratën e re.

Related posts

PLAS NË PREMIER/ Sherr dhe kapje fyti në ndeshjen e Arsenal-Burnley, mesfushori Xhaka e pëson keq (VIDEO)

Delo.autor

INTER – TORINO/ Zikaltrit nuk ndalen, shënon supergol blerja më e bujshme (VIDEO)

Isa.Autor

MILAN NË KRIZË TË THELLË/ Hijet e Tabarez dhe Terim mbi të ardhmen e Giampaolos

Delo.autor

Leave a Comment