Futboll La Liga Premier League

Chelsea rivalizon Arsenalin, pyet Realin për çmimin e Benzemas

Skuadra angleze, Chelsea ka bërë një hetim në lidhje me disponueshmërinë e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.

Blutë janë në kërkim të emrave të rinj për të përforcuar skuadrën pasi në këtë sezon janë larg formës së atij të kaluarit.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është ndarë i pakënaqur me afrimet e lojtarëve nga drejtuesit gjatë verës dhe tani në afatin dimëror kërkon përsëri përforcimi.

Italiani Conte tani ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit londinez se ndjen se skuadra e tij ka nevojë për një sulmues me përvojë, pasi nuk po vërehet Alvaro Morata i vetëm.

Benzema nuk po luan që nga El Clasico e 23 dhjetorit (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Chelsea ka vendosur ta rivalizojë rivalin e hidhur lokal, Arsenalin, në lidhje me francezin Benzema.

Ky medium thekson se Blutë e Londrës tani kanë trokitur në dyert e Mbretërve për t’i pyetur në lidhje me çmimin e kërkuar për sulmuesin francez.

Sulmuesi francez ka qenë i lidhur rregullisht me një lëvizje në Arsenal, por interesimi i Chelseat ka sjell një zhvillim të ri në këtë tratativë.

Benzema aktualisht është duke luftuar me një lëndim, i cili e ka lënë jashtë fushave që para Krishtlindjeve.

Related posts

SPEKTAKOLARE NË MIQËSORE/ Maqedonia e Veriut shpërthen me “poker” ndaj Kazakastanit para Europianit

Delo.autor

DERBI I ITALISË/ Dybala e shpëton Juventusin nga humbja ndaj Inter në frymën e fundit

Delo.autor

Di Maria ‘vuan’ në stol, drejt largimit nga PSG

Q.Autor

Leave a Comment