Futboll Seria A

Brozovic bën gati ‘valixhet’, Interi ia ofron Sevillas

Interi i kanë ofruar Sevillas mesfushorin Marcelo Brozovic. Sipas Sky Sport Italias, kroati nuk po arrin të gjejë pozitën e tij më të mirë te zikaltërit dhe klubi spanjoll është një mundësi.

Ai është i pëlqyer edhe nga Vincenzo Montella dhe me kushtet eFinancial Fair Play, klubit italian i duhet ta shesë atë për të rritur fondet.

Negociatat janë në fazën fillestare, por profili i Brozovicit është i pëlqyer nga Sevilla.

25-vjeçari ka kontribuar duke shënuar tre gola në këtë sezon dhe ka dhuruar një asistim në 14 ndeshje në Serie A këtë sezon, shumica duke u inkuadruar nga banka rezervë.

Vlen të theksohet se për lojtarin gjatë verës kishin shfaqur interesim edhe disa skuadra të mëdha angleze.

Çmimi i tij është rreth 25 milionë euro.

Related posts

REFUZON POTUGALINË/ Mourinho zbulon rikthimin e bujshëm

Delo.autor

PËRBALLJA PARTIZANI-SHERIFF TIRASPOL/ “Demat e Kuq” zyrtarizojnë orarin dhe stadiumin

Delo.autor

BARCELONA-MANCHESTER UNITED/ “Pleshti” nuk fal, ja super “perla” që shënoi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment