Futboll

Çmendet Guangzhou, 12 milionë euro në vit për Nainggolan

Klubi kinez i Guangzhou, sipas “International Times”, po përgatiti një super ofertë për mesfushorin e Roma-s, Radja Nainggolan, verën e ardhshme. Gjithmonë sipas këtyre zërave, skuadra kineze do t’i ofrojë lojtarit 12 milionë euro në sezon.

Fabio Cannavaro, ish-mbrojtësi i Italisë dhe trajneri i Guangzhou, është munduar ta marrë lojtarin që në merkaton e janarit, por Monchi, drejtori i përgjithshëm i klubit verdhekuq, ka refuzuar ofertat e bëra nga kinezët. Gjithsesi, ky qëndrim mund të ndryshojë verën e ardhshme.

29-vjeçari ka luajtur 23 ndeshje në këtë sezon dhe ka realizuar dy gola, që janë shoqëruar edhe me katër asiste. Vlera e tij në merkaton është 45 milionë euro.

Related posts

Pas eliminimit nga Botërori, futbollisti aksidenton me makinë një person për vdekje

Sadik.Autor

ZBULON SKANDALIN/ Ish-arbitri Jemini: Gjyqtari kandidat për stemën e FIFA-s la arbitrimin se u dënua nga…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Ankth në ndeshjen Shakhtar-Inter, Traore pëson një dëmtim horror pas përplasjes me Dumfries (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment