Futboll Premier League

Southampton thyen rekordin e transferimeve në merkato, realizon blerjen më të shtrenjtë në histori

Southampton ka thyer rekordin e transferimeve në merkato, duke realizuar blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit pasi pagoi 25 milionë euro për blerjen e Guido Carrillo nga Monaco.

Carrillo, që do të mbajë fanellën me numrin 9 në “St.Mary”, pasi firmosi për tre vite e gjysmë, do të bashkohet sërish me trajnerin Mauricio Pellegrino, me të cilin ka punuar te Estudiantes. Por sipas shtypit anglez ky rekord nuk do të zgjasë shumë sepse në ditët e fundit të kësaj merkatoje, Southampton do të paguajë 35 milionë euro te Spartak Moskë për të marrë Quincy Promes.

The 26-year-old striker has taken the No 9 shirt and could play against Watford on Saturday

Blerja e argjentinasi Carrillo ka thyer rekordin e mëparshëm të “shenjtorëve” që mbahej nga Mario Lemina, i cili kaloi nga Juventus te Southampton për 22 milionë euro gjatë merkatos së verës.

Ai do të debutojë të shtunën në ndeshjen e Kupës së Anglisë kundër Watford. Carrillo ka shënuar pesë gola në 23 ndeshje për Monaco gjatë këtij sezoni, por rrallë herë ka qenë titullar. Me Monaco, në dy vjet e gjysmë, ai ka shënuar 15 gola në 65 ndeshje, 43 prej të cilave i nisur si zëvendësues.

Related posts

Valverde: Presim ndihmë të madhe nga Coutinho, shpresoj që…

Q.Autor

RONALDO MERR ÇMIMIN E RËNDËSISHËM/ I shtohet koleksionit të trofeve personal

F.autor

Sinjale lamtumire/ RONALDO mungon tek promovimi i fanelave të reja (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment