Futboll Premier League

Conte: Merkato? Asnjëherë nuk i kanë plotësuar kërkesat e mia

Pasi ka humbur një shans të artë për të fituar derbin londinez me Arsenal, që barazoi në minutat shtesë, trajneri i Chelsea, Antonio Conte, shpreh keqardhje për dy pikë të humbura, duke zbritur në vendin e tretë në Premier League.

Trajneri italian vazhdon të ngerjë zërin se merkatoja e Chelsea nuk ka qenë në lartësinë e duhur, për të patur mundësi të duelojë si në Premier ashtu edhe në Champions. “Nuk kërkoj gjëra të pamundura. Në karrierën time, rrallëherë jam kënaqur në merkato”, tha Antonio Conte për “Sky Sport”.

Unë përpiqem të bëj punën time, klubi punën e tij. Në historinë time, gjithnjë kam ardhur në një ekip që nuk përjeton momente të lumtura financiarisht dhe është në dietë ekonomike. Nëse në janar do të vijë ndonjë lojtar i ri do të jem i lumtur, në të kundërt do të vazhdojmë kështu siç jemi”, u shpreh më tej trajneri i Chelsea, që ka mbetur i pakënaqur nga merkatoja e “bluve” të Londrës, sidomos në verën e kaluar, ku nuk erdhi asnjë “big”. Objektivat e Conte për merkaton e janarit janë Alex Sandro i Juventusit dhe Arturo Vidal nga Bayern Mynih.

Related posts

PËRBALLJA ÇEREKFINALE NË CHAMPIONS/ Ish-lideri i Juventusit: Ja favoritët krysorë ndaj holandezëve

Delo.autor

CHAMPIONS/ Chelsea mposht Rennes “falën” Dalbert, Sevilla realizon merekullinë me 10 lojtarë

Delo.autor

BOMBA E DITËS/ Lamtumirë PERISIC, INTERI gjen zëvendësuesin, do e blej 34 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment