Futboll La Liga

Khedira paralajmëron Napolin: Ju parakalojmë shumë shpejt

Juventusi triumfoi në derbin me Torinon dhe u kualifikua në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, ndërsa deri në shkurt, kur të rifillojë Championsi, do të jetë i përqendruar vetëm te kampionati.

Kampionët në fuqi aktualisht ndodhen në vendin e dytë, vetëm 1 pikë më pak se Napoli, por kjo nuk duket aspak shqetësuese për mesfushorin gjerman të bardhezinjve, Sami Khedira.

“Kemi grumbulluar të njëjtën sasi pikësh si një sezon më parë, çka do të thotë se jemi në rrugën e duhur për mbrojtjen e titullit. E nisëm sezonin me disa gabime, por tani jemi në top formë dhe nuk duam të ndalemi më. Jemi vetëm 1 pikë më pak se Napoli dhe duam ta parakalojmë sa më shpejt”, u shpreh Khedira.

Mesfushori gjerman i Juventusit rrëfeu se tripleta është sërish një objektiv i bardhezinjve dhe do ta tentojnë edhe këtë sezon.

Related posts

Liverpooli pranë Goretzkas, Emre Can drejt Juves

Q.Autor

LISTA/ Studimi i IFFHS-së, njihuni me ekipin më të mirë të dekadës së fundit

Delo.autor

YJET QË SHKËLQYEN/ Formacioni më i mirë i Botërorit, mes tyre edhe mbrojtësi i Suedisë

Isa.Autor

Leave a Comment