Futboll

Data e zgjedhjeve, FSHF sqaron vendimin e Komitetit Ekzekutiv

Të shtunën në datë 6 janar, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi mbledhjen e parë për këtë vit kalendarik dhe vendosi datën e zhvillimit të punimeve për Asamblen Zgjedhore, e cila do të mbahet në datën 7 shkurt në Durrës. Menjëherë pas këtij vendimi pati reagime të shumta në lidhje me datën e zgjedhjeve. I menjëhershëm ka qenë dhe sqarimi i federatës, e cila me anë të një njoftimi publikuar në faqen zyrtare sqaron se:

“Ky vendim është marrë në perputhje dhe në respektim të plotë të përcaktimeve të Statutit të FSHF dhe të kohëzgjatjes së mandatit aktual, i cili përfundon po në Shkurt 2018 dhe nuk mund të zgjatet tej këtij afati. Po në perputhje me Statutin, nga ana e Sekretariatit të Përgjithshem, anëtarëve të FSHF iu dërgua njoftimi përkatës, së bashku me rendin e propozuar të ditës. Në zbatim të nenit 21, pika 3, të Statutit të FSHF-së, brenda datës 18/01/2017, anëtaret duhet të depozitojnë zyrtarisht në Sekretariatin e FSHF-së emrin e delegatit me të drejtë vote që do t’i përfaqësoje ne këtë Asamble. Po sipas Statutit të FSHF-së, delegati nuk mund të zëvendësohet mbas afatit te dorëzimit të listës në Sekretariatin e FSHF-së”-sqaron FSHF-ja.

Më tej në po këtë njoftim, federata ka publikuar edhe procedurën që duhet ndjekur nga të gjithë ata persona që do të parqesin kandidaturën e tyre për president të Federatës Shqiptare të Futbollit.

“Ne bazë të Nenit 31, pika 3, te Statutit te FSHF-se, anëtarët kanë të drejtë të propozojne një emër që do të kandidojë për President ose për Anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Ne zbatim të nenit 15, pika 1, të Rregullores se Procedurave te Asamblesë së Përgjithshme propozimi duhet të dorëzohet në Sekretariatin e FSHF-së brënda datës 18/01/2018.

Konform Nenit 15/4 të Rregullores së Procedurave të Asamblesë, kandidatët duhet që brenda datës 23.01.2018, të dërgojnë dokumentat e mëposhtëm tek Sekretariati i Përgjithshëm:

  1. a) Të dhëna për cilin funksion ky kandidat do të aplikojë
  2. b) Emri, mbiemri dhe adresa e shtëpisë së kandidatit;
  3. c) Një CV e Shkurtër ku i përgjigjet kërkesave të nenit 28 të Statutit të FSHF dhe ndonjë kërkesë tjetër rregulluese;
  4. d) Evidenca dokumentuese të nevojshme për të provuar plotësimin e të gjitha kërkesave për kandidatin për zgjedhje”-thuhet ndër të tjera në sqarimin e qeverisë shqiptare të futbollit, e cila e mbyll këtë sqarim me argumentin se ky vendim është marrë në përputhje rigoroze me statutin e FSHF-së.

Related posts

“Revolucion” te Paris SG, Thiago Silva dhe 5 futbollistë të tjerë nxirren në shitje…

Sadik.Autor

Kroos: Humbjet? Nuk e kanë idenë çfarë është futbolli

Q.Autor

​Formacioni më i mirë i këtij sezoni në Europë

Q.Autor

Leave a Comment