Kategoria Superiore Shqipëri

Skënderbeu nis stërvitjen, të hënën miqësorja e parë ndaj Bursaspor në Antalia

Pas Kukësit edhe Skënderbeu ka zbarkuar në Antalia, atje ku dhe disa ekipe të tjera të Kategorisë Superiore, do të kryejnë minifazën përgatitore të dimrit për disa ditë. Korçarët kanë zbarkuar mëngjesin e së shtunës në Turqi duke u akomoduar fillimisht në hotelin e rezervuar për qëndrimin e ekipit. Më pas stafi teknik me në krye trajnerin Ilir Daja kanë nisur nga puna me ekipin. Ndryshe nga sa ishte parashikuar më parë, skuadra ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore në terrenet sportive të hotelit ku është akomoduar.

Lodhja nga rrugëtimi me avion drejt qytetit turistik turk ka bërë që ekipi të kryejë vetëm një seancë stërvitore. Grupi i lojtarëve është i plotë dhe në dispozicion të trajnerit Ilir Daja, i cili gjatë qëndrimit në Turqi do të testojë skuadrën dhe do të kolaudojë ekipin para nisjes së kampionatit. Afrim Taku nuk është bashkuar me ekipin korçar pasi për shkak të një problemi me dokumentacionin ai ndodhet në Amerikë dhe pritet të kthehet së shpejti.

Ndërsa Bruno Lulaj nuk ka udhëtuar për shkak të dëmtimit dhe vazhdon rikuperimin në Tiranë. Por zërat në merkato thonë se Lulaj  nuk ka udhëtuar me Skënderbeun sepse pritet të largohet nga ekipi në formë huazimi te Laçi. Gjatë ditës së dielë ekipi korçar do të zhvillojë dhe dy seanca të tjera stërvitore para takimit të parë miqësor ndaj ekipit të Bursaspor që do të luhet të hënën më 8 janar.

Related posts

SFIDA NDAJ VLLAZNINSË/ Tirana kërkon të rihapë korsinë e objektivave. Ja situata në kampin “bardheblu”…

Delo.autor

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, mesfushori Shala transferohet tek skuadra turke…

Delo.autor

NUK KANË FUND PROBLEMET TEK PARTIZANI/ Titullari në dyshim për ndeshjen me Luftëtarin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment