Futboll Seria A

De Vrij nuk ka rinovuar ende me Lazion, Inzaghi: Po presim

Mbrojtësi holandez i Lazios, Stefan De Vrij vijon të mbajë pezull të ardhmen e tij te bardhekaltrit. Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare i ka bërë një ofertë të fundit për rinovimin e kontratës, që skadon në muajin qershor dhe ndonëse ka marrë një përgjigje pozitive paraprakisht, ende nuk e ka marrë firmën mbi dokumenta.

Vetë Tare tha se me kontratën e re, De Vrij mund të largohen nga Lazio kundrejt shumës prej 25 milionë eurosh dhe konfirmoi se kjo klauzolë është e vlefshme për të gjitha skuadrat, pra edhe ato italiane.

Menjëherë pas përfundimit të sfidës me Chievon, trajneri i bardhekaltërve, Simone Inzaghi u shpreh publikisht se klubi mbetet ende në pritje të nënshkrimit të kontratës nga ana e qendërmbrojtësit holandez.

 

Related posts

Në pritje të vettingut/ Abramovich ndryshon shtetësi

Sadik.Autor

KOMBËTARJA MBËRRIN NË “ELBASAN ARENA”/ Ja atmosfera në prag të sfidës ndaj Moldavisë (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

VIDEO HUMORISTIKE/ Po bën xhiron e internetit: Shikoni si RAMOS i “këndon SHQIP” CR7

Isa.Autor

Leave a Comment