Futboll Premier League

Dëbohet nga Chelsea berberi më i famshëm në Angli, arsyeja do t’ju habisë

Ai ishte njeri i ngarkuar me detyrën dhe përgjegjësinë për të siguruar një paraqitje fantastike të futbollistëve të Chelseas. Por tashmë, berberi personal, Ahmed Alsanaëi është dëbuar nga kompleksi stërvitor i klubit për akuza që lidhen me shkeljen e të drejtave të imazhit.

Cesc Fabregas, David Luiz, Diego Costa dhe Eden Hazard ishin mes yjeve të Chelseas që përdornin shërbimet e stilistit të flokëve, dhe përmes lidhjeve me klubin e “Bluve të Londrës” parukieri zuri një vend në titujt kryesor të mediave, duke u bërë i famshëm përtej Anglisë. Tani, Alsanaëi është akuzuar për shfrytëzim të imazhit të klientëve të tij të famshëm.

Referuar “The Sun” shumë futbollistë dhe drejtues të klubit nga Londra janë irrituar me faktin që beriberi postonte në rrjetet sociale foto me futbollistët, për të promovuar kompaninë e tij. Alsanaëi në disa raste i janë dhënë fanella me autogrin e John Terry dhe Gary Cahill ndërkohë që llogaria e tij në Instagram “A STAR BARBERS” tashmë numëron më shumë se 73,000 ndjekës.

Berberi kishte një dyqan pranë kompleksit stërvitor të Chelseas. Në listën e klientëve special të berberit të famshëm janë edhe yje të Manchester United, sikurse Paul Pogba, por me futbollistët që janë subjekt i të drejtave të imazhit me vlera miliona euro, ditët e arta të të tij me yjet e Premier League mund të kenë përfunduar.

Related posts

Mourinho i gjen një pozicion të ri Zlatan: Mund të luajë si fantazist

Delo.autor

BOJKOTI I CEREMONISË/ Infatino ndihet i tradhtuar, gati kontrata për MESSIN dhe CR7

Isa.Autor

PËRFUNDON FAZA E GRUPEVE/ Këto janë 24 ekipet që kaluan në raundin e 32 skuadrave më të mira në Europa League…

Isa.Autor

Leave a Comment