Futboll Sport

Botërori 2018/ Belgjika në ankth, fati i keq nuk i ndahet mbrojtësit

Vincent Kompany shqetëson Belgjikën. Qendërmbrojtësi i Manchester City ka alarmuar trajnerin Roberto Martinez, pasi u dëmtua në ndeshjen miqësore që zhvilluan kundër Portugalisë. Mbrojtësi u zëvendësua dhjeta minuta pas fillimit të pjesës së dytë pas shqetësimeve të shfaqura dhe në vend të tij zbriti Boyata. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit dhe pritet që Kompany t’i nënshtrohet analizave të detajuara mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit.

Frika për të humbur “Rusi 2018” ekziston, por të gjithë shpresojnë që diçka e tillë të mos ndodhë. Qendërmbrojtësi është një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e tij, ndërkohë që do ia shtonte hallet stafit teknik, pasi edhe Vermaelen ka pasur probleme. Kompany mban edhe shiritin e kapitenit në skuadrën e tij në Angli. Tashmë të gjithë i kanë sytë nga mjekët për të mësuar më shumë mbi gjendjen e lojtarit 32-vjeçar.

SEZONI I PAFAT – Për Vincent Kompany ky sezon nuk ka qenë i mirë, pasi edhe te Manchester City ka munguar shpesh herë, duke akumuluar deri në fund të sezonit vetëm 17 ndeshje si titullar. Në fund iu gëzua titullit kampion. Nga muaji shtator deri në nëntor belgu mungoi për shkak të një problemi në pulpë, ndërkohë që edhe në muajin dhjetor në periudha të ndryshme ka pasur dëmtime për shkak të dëmtimeve të marra. Periudhën prill-maj ai mungoi gjithashtu dy javë, ndërkohë që tanimë ka ardhur dëmtimi i radhës që mund t’i mohojë edhe Botërorin “Rusi 2018”. Gjithsesi ende nuk ka asgjë përfundimtare dhe shpresohet të jetë një dëmtim i lehtë.

Related posts

LAJMËRON LARGIMIN NGA “TË KALTËRIT”/ Ylli i Atalantas: Cikli im këtu ka mbaruar

Delo.autor

DERBI I LONDRËS/ Tottenham parakalon Chelsean me gola dhe spektakël (VIDEO)

Isa.Autor

SHAMROCK ROVERS-MILAN/ “Kuqezinjtë” me një mungesë në mbrojtje, i besojnë sulmin Ibrës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment