Futboll La Liga

Dëmtimi ndaj Gironas, Costa do t’i mungojë 10 ditë Atleticos

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa, do t’i mundojë klubit spanjoll për dhjetë ditë.

29-vjeçari u lëndua në kofshë në barazimin ndaj Gironas.

Me këtë rast ai do të humbas takimin në Kupën e Mbretit ndaj Sevillas, por edhe atë në La Liga ndaj Las Palmas. Costa ka shkëlqyer që kur është rikthyer nga Chelsea, në pesë takime për Atleticon ka shënuar tre gola.

Në 20 javët e para në La Liga, Atletico renditet në vendin e dytë me 43 pikë, 11 më pak se Barcelona.

Rikthimi i tij në  Wanda Metropolitano i kushtoi Los Colchoneros plot 66 milionë euro.

Costa kishte shënuar 64 gola në 135 paraqitje në të gjitha garat.

Related posts

E PABESUESHME/ INTERI i ”bie nga KINA” për të marrë MODRIC

Isa.Autor

MENDON PËR MERKATON E ARDHSHME/ Juventus besnik ndaj projektit 2022. Në fokus, Icardi dhe Vlahovic

Delo.autor

NGA REAL MADRID TEK RIVALËT E UNITED/ Man City merr masa drastike për të ndalur transferimin e yllit…

Delo.autor

Leave a Comment