Futboll Premier League

E KONFIRMUAR/ Morata dhe Fabregas nuk luajnë ndaj Arsenalit

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, ka konfirmuar se Alvaro Morata dhe Cesc Fabregas nuk do të luajnë ndaj Arsenalit.

Conte në një konferencë për shtyp para ndeshjes konfirmoi ai nuk e ka gjithë ekipin në dispozicion.

Chelsea përballet me Arsenalin të mërkurën në kuadër të Carabao Cup.

Morata ka një problem në shpinë i cili po e mbanë jashët fushave.

Disa lojtarë të tjerë do të kontrollohen para ndeshjes nëse janë të gatshëm për lojë por janë në dyshim për këtë paraqitje, teksa tekniku konfirmoi gatishmërinë e Andreas Christensen për këtë ndeshje.

Morata dhe Fabregas konsiderohen prej futbollistëve më të mirë ofensiv dhe pa dyshim se do t’i mungojnë Chelseat.

Conte në këtë konferencë konfirmoi tendencën e tij për të siguruar finalen e këtij trofeu.

Related posts

ASLLANI HAS VËSHTIRËSI TE TORINO/ Cairo e përkrah: Ai është djalë për së mbari

F.autor

“ISHA NË BISEDIME NË DISA KLUBE”/ Egbo: Vllaznia si Tirana ime, këtu edhe taksistët bëjnë analistin

Delo.autor

Leonardo feston ditëlindjen, me mendjen te MILANI: KAKA gjithmonë pjesë e jona, me të do…

Isa.Autor

Leave a Comment