Futboll Seria A

Dëmtimi i Schick, Roma ‘bllokon’ Dzekon

Patrik Schick pritet të mungojë së paku një muaj, kjo ka shtyrë drejtuesit që të mendojnë nëse duhet të shesin apo jo Dzekon.

Roma ka konfirmuar se sulmuesi, Patrik Schick, ka probleme me kofshën e majtë. Duke mos publikuar saktë se sa do të mungojë Schick, mediat italiane raportojnë se do të jetë jashtë deri në katër javë.

Kjo ka shtyrë Romën që të mendojë mirë nëse duhet të heqin dorë nga Edin Dzeko, që po kërkohet nga Chelsea.

Football Italia raporton se klubi italian është duke konsideruar mundësinë e mos shitjes së boshnjakut për faktin se skuadra do të mbetej pas një sulmues qendror.

Kurse Emerson Palmieri nuk do të qëndrojë, ai pritet t’iu bashkohet Bluve të Londrës.

Related posts

ALKOOL, FEMRA DHE SHERR/ Yjet e “Premier League” thyejnë masat anti-Covid

Delo.autor

NDRYSHON KOMPLET FORMACIONI I SHQIPËRISË/ Reja kthen Uzunin, Dokën dhe… Reja pritet të bëjë ndryshime

Delo.autor

CHELSEA-MALMO/ Starton bomberi Lukaku nga minuta e parë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment