Futboll Premier League

Ndërhyrja ‘horror’ ndaj Sane, Bennet kërkon falje

Bennett‏ i ka kërkuar falje Sanes pas ndërhyrjes së ashpër që do ta lë jashtë fushave deri në katër javë.

Joe Bennett‏ i ka kërkuar falje Leroy Sanes për ndërhyrjen e ashpër në fitoren 2:0 të Manchester City kundër Cardiff City, lëndim që do ta lë jashtë fushave deri në katër javë, shkruan Gazeta Express.

“Dua t’i kërkoj falje Leroy Sanes për ndërhyrjen time. U mundova ta ndaloj kundërsulmin, por u vonova në tentimin tim”, ka shkruar Bennett në rrjetet sociale.

Kurse ishte Guardiola që konfirmoi se gjermani mund të jetë jashtë për së paku një muaj.

“Do të kuptojmë më shumë (sot) për lëndimin e Sane. Ai mund të mungojë dy, tre, katër javë”, u shpreh pas ndeshjes Pep Guardiola.

Related posts

SURPRIZON CAPELLO/ Nëse do isha trajner i Real Madrid Ronaldon do ta zëvendësoja me…

Isa.Autor

FLAMURTARI U FALET TALENTEVE/ Administratori i klubit Sinan Idrizi ngre alarmin: Ekipet po shkërmoqen, të mos…

Delo.autor

PAS DISFATËS NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Troisi: Luajtëm kundër një ekipi shumë të madh dhe…

Delo.autor

Leave a Comment